Tuluza u shndërrua në kryeqendër të përleshjeve të Jelekëverdhëve me policinë franceze në javën e 22-të radhazi të manifestimeve kundër presidentit Macron.
Pamjet tregojnë se policia përdori gazin lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që qëllonin me gurë, shishe e sende të forta në drejtim të tyre.
23 persona ranë në prangat e policisë nga përleshjet vetëm në këtë qytet, por manifestimet u shtrinë edhe në kryeqytetin Paris, Nantë e qytete të tjera. Përmasat ishin më të vogla se fundjavat e kaluara.
Këto ishin protestat e para që pas dekretimit javën e kaluar nga presidenti, të masave që i japin forcave të rendit më tepër pushtet në ndalimin e dhunës gjatë tubimeve. Gjykata Kushtetuese franceze e shpalli anti-kushtetues njërën nga masat, atë që ndalon manifestuesit të mbulojnë fytyrën. Macron pritet të shpallë javën e ardhshme të tjera reforma që synojnë të kënaqin Jelekëverdhët, si reduktimi i taksës mbi të ardhurat dhe indeksimi i pensioneve në bazë të inflacionit./ TvKlan
-
Protesta në Francë, përleshje pranë Harkut të Triumfit
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Të paktën 150 të arrestuar në protestat e dhunshme në Francë të mërkurën
-
Pas grevës 35 ditëshe në Francë rinisin negociatat mes presidentit Macron dhe sindikatave
-
Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris