Jeff Bezos dhuroi 100 milionë dollarë për ‘Feed America’, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon bankat ushqimore të ushqejnë familjet në nevojë, njoftojnë mediat amerikane të premten.
Themeluesi dhe CEO i Amazon postoi në lidhje me dhurimin në llogarinë e tij në Instagram të enjten pasdite, duke përmendur përhapjen e koronavirusit arsyen që ai zgjodhi të bënte dhurimin.
“Edhe në kohët e zakonshme, pasiguria ushqimore në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm, dhe për fat të keq COVID-19 po e forcon këtë stres në mënyrë të konsiderueshme”, shkroi Bezos.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeff Bezos jep afro 100 milionë dollarë për familjet e pastreha
-
Jeff Bezos dhuron 100 milionë euro për strehimin e fëmijëve në botë
-
Bezos dhuron 100 milionë dollarë për 24 organizata bamirësie
-
Jeff Bezos shet rreth 2 miliardë dollarë aksione të Amazonit
-
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez dhurojnë 100 milionë dollarë për Mauin