Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli thotë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazas

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Yoav Gallant, thotë se “Hamasi ka humbur kontrollin e Gazas”, raporton agjencia “AFP”.

Gallant duke folur për televizionin shtetëror izraelit ka thënë se “terroristët po ikin në drejtim të jugut e civilët po plaçkitin bazat e Hamasit”.

“Ata më nuk kanë besim në qeverinë e tyre”, ka thënë Gallant.

Ndërkohë zëdhënësi i Ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se një numër i zyrtarëve të lartë të Hamasit janë vrarë ditëve të fundit, përfshirë ish-kreun e inteligjencës ushtarake Mohammed Khamis Dababash. Ai ka thënë se është vrarë edhe Yaakub A’ashur, e po ashtu Tahsin Muslem, Jihad A’azem dhe Munir Hareb, të gjithë zyrtarë të lartë te Hamasi.

Hagari gjatë konferencës për media ka shfaqur dhe pamja e të një tuneli afër spitalit dhe shkollës.

“Nuk është spitali i fundit i tillë në Gaza dhe bota duhet ta dijë”, ka thënë Hagari, duke iu referuar spitalit Rantisi. “Kushdo që i jep para këtij spitali...e ndihmon Hamasin. Ne do t’i lirojmë pengjet tona nga Gaza dhe do ta çlirojmë Gazan nga Hamasi për hir të njerëzve të Izraelit dhe të njerëzve në Gaza po ashtu”.

Edhe Zyrtari i lartë i Hamasit: Kemi humbur kontrollin në shumicën e pjesëve të Gazës Botë Zyrtari i lartë i Hamasit: Kemi humbur kontrollin në shumicën e pjesëve të Gazës

Ndërkohë janë shfaqur edhe pamje të ushtarëve izraelitë duke u futur prenda Parlamentit të Gazas e duke vendosur flamurin izraelit.

Nga autoritetet e Hamasit është thënë se numri i viktimave në Gaza që kur Izraeli ka nisur ofensivën më 7 tetor, ka arritur në 11 mijë e 240, prej tyre 4630 fëmijë e 3130 gra. Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të militantëve të Hamasit, ku u vranë 1200 persona e u morën mbi 200 pengje.