Ushtria izraelite ka sulmuar me raketa disa pjesë të Rripit të Gazës, vetëm një ditë pasi Izraeli u sulmua me raketa nga territori i kontrolluar nga Hamasi. Së paku tri shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbi Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e sulmoi me aeroplanë luftarakë.
Deri të dielën nuk ka pasur konfirmime për numrin e të vrarëve dhe kush ishte caku.
Izraeli kreu këtë sulm pasi të shtunën Hamasi lëshoi raketa të cilat përfunduan në Detin Mesdhe, në afërsi të Izraelit. Mbetet e paqartë nëse raketat kishin cak Izraelin, mirëpo militantët e Hamasit shpesh testojnë raketat në det.
Përveç një incidenti në muajin shtator, nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes dy palëve qëkur përfundoi lufta 11-ditëshe në muajin maj.
-
Avionët izraelitë godasin vendet në Gaza pas sulmit me raketa
-
Izraeli i kundërpërgjigjet Hamasit me disa raketa në Rripin e Gazës
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës
-
Për 24 orë të paktën 40 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës
-
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 27 palestinezë