UNESCO ka shpallur trashëgimi botërore palestineze Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Rezoluta e miratuar nga një komitet i agjencisë për kulturë të Kombeve të Bashkuara po ashtu i vë ato në listën e lokacioneve që konsiderohen "në rrezik".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVarri i Patriarkëve, i njohur edhe si Xhamia e Ibrahimit, nderohet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si varr i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
Ai është vendi i dytë më i shenjtë në judaizëm dhe i katërti në islam.
Në Qytetin e Vjetër të Hebronit jetojnë mbi 200,000 palestinezë dhe disa qindra izraelitë.
Kryeministri i Izraelit, Benjmanin Netanyahu, tha se vendimi i UNESCO-s është "një iluzion", ndërsa Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi atë si "sukses të diplomacisë".