Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli po i rikthehet normalitetit

Izraelitët u janë rikthyer kafeneve dhe qendrave tregtare teksa shteti ka filluar këndelljen e ngadaltë nga kriza e pandemisë, pas fushatës së shpejtë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Është ky një normalitet i ri për shtetin izraelit, që qysh nga viti 2020 u ishte nënshtruar tri herë izolimeve mbarëkombëtare për muaj të tërë, duke i mbyllur të gjitha bizneset.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi i shpejtë i vaksinimit e ka bërë Izraelin një prej të paktave vende që i janë kthyer rutinës së parapandemisë.

Kafenetë, bizneset, hotelet dhe qendrat e mëdha tregtare janë rihapur, teksa rreth 50 për qind e popullsisë është vaksinuar. Të ashtuquajturat “pasaporta të gjelbra” për vaksinim i kanë mundësuar tubimet më numër më të madh njerëzish, përfshirë edhe ato nëpër klube të natës.

Më shumë se 9 milionë banorë të Izraelit janë vaksinuar deri më tani me së paku një dozë, ndërsa 4.8 milionë kanë marrë që të dy dozat e nevojshme.