Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli njofton se i ka eliminuar 40 terroristë të Hamasit

Forcat izraelite thanë se i kanë eliminuar 40 terroristë të Hamasit në Khan Younis, duke dhënë përditësimet e 24 orëve të fundit mbi sulmet në Rripin e Gazës.

BBC-ja ka raportuar të martën se sipas autoriteteve, në jug të Rripit trupat u zhvendosën “thellë” në Khan Younis, duke shtuar se u gjetën mjete të ndryshme luftarake “dhe hapje të tunelit kyç”.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, në zonën Maghazi të Gazës Qendrore u dalluan grupet e Hamasit që u goditën.

E nga deti, Adraee ka thënë se forcat izraelite sulmuan vende ushtarake, magazina dhe automjete detare të përdorura nga Hamasi në Gaza.