Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli inauguron aeroportin e dytë ndërkombëtar në brigjet e Detit të Kuq

Kuds, 22 janar - Izraeli ka inauguruar një aeroport të ri ndërkombëtar pranë qytetit izraelit Eliat në brigjet e Detit të Kuq.

Ky është aeroporti i dytë ndërkombëtar i Izraelit pas aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit.

Ndërtimi i aeroportit të ri prej 455 milionë dollarësh filloi në vitin 2013.

Bëhet e ditur se aeroporti i ri do të emërohet Ilan Ramon, sipas astronautit të parë të Izraelit, i cili humbi jetën në vitin 2003 kur anija kozmike Columbia shpërtheu gjatë rikthimit.

Sipas Ministrisë izraelite të Transportit, aeroporti do të operojë me fluturime vendore dhe ndërkombëtare.

Jordania, nga ana e saj, e ka kundërshtuar inaugurimin e aeroportit të ri, i cili ndodhet pranë qytetit port jordanez Aqaba.

Edhe Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit Botë Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

Haitham Mesto, kreu i Komisionit Rregullator të Aviacionit Civil të Jordanisë, paralajmëroi se aeroporti i ri shkel standardet ndërkombëtare “në lidhje me sovranitetin e territorit dhe hapësirës ajrore të vendeve të tjera”.

Në mbështetje të pretendimeve të tij, Mesto përmendi Konventën e Chicago-s mbi aviacionin e vitit 1944, në të cilin 192 vende, duke përfshirë edhe Jordaninë dhe Izraelin, janë aktualisht nënshkruese.