Izraeli ka goditur kryeqendrën e Jemenit të dielën, vetëm pak ditë pasi rebelët Houthi kishin lansuar një raketë në drejtim të Izraelit, raporton agjencia “AP”.
Grupi rebel Houthi, i mbështetur nga Irani, ka njoftuar se sulmet kanë goditur disa zona në Sanaa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Shëndetësisë e Jemenit ka njoftuar se dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë lanë plagosur.
Sipas kanalit televiziv Al-Masirah shpërthime kanë ndodhur në një depo nafte, ndërsa në rrjete sociale kanë qarkulluar video të shpërthimeve.
Ushtria e Izraelit ka thënë se i ka goditur termocentralet Asar dhe Hizaz, duke i quajtur si “furnizim i madh elektrik për aktivitete ushtarake”, ndërsa ka thënë se ka goditur edhe një kompleks ushtarak ku ndodhet pallati presidencial.
Banorët e Sanaas i kanë thënë agjencisë “AP” se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha në afërsi të akademisë ushtarake dhe pallatit presidencial. Po ashtu thanë se kanë parë tym në afërsi të sheshit Sabeen.