Izraeli dhe Zvicra janë shtetet e radhës që kanë regjistruar raste me linë e majmunit, duke çuar në 14 shifrën totale të shteteve që kanë raportuar raste të tilla, njofton BBC.
Të dy shtetet kanë identifikuar një person të infektuar që së fundi kishte udhëtuar, por Izraeli ka thënë se po heton edhe raste tjera të dyshimta.
Më tepër se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.
Lija e majmunit është më tepër e përhapur në shtetet në Afrikë Qendrore dhe Perëndimore.
Kjo përhapje ka befasuar shkencëtarët, por lija e majmunit nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për një përhapje masive është i vogël.
Sëmundja zakonisht ka simptome të buta dhe shumica e njerëzve shërohen pas pak javëve.
-
Serbia regjistron rastin e parë me linë e majmunit
-
Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë rastin e parë të lisë së majmunëve
-
OBSH-ja konfirmon 80 raste të lisë së majmunëve në 11 vende
-
SHBA-ja regjistron të infektuarin e parë sivjet me linë e majmunit
-
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë