Izraeli ka dërguar më shumë trupa të ushtarëve në Gaza, raportoi të dielën BBC-ja.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagar, në një konferencë për shtyp.
"Gjatë natës rritëm numrin e forcave të IDF në Rrip. Po zgjerojmë gradualisht aktivitetet tokësore dhe shtrirjen e forcave tona në Rripin e Gazës. Operacioni tokësor është kompleks dhe përfshin rreziqe edhe për forcat tona”, ka thënë ai.
Hagari më tej ka shtuar se Izraeli po bën gjithçka në fuqinë e tij – nga ajri, toka e deti – për të garantuar sigurinë e forcave dhe për të arritur objektivat e luftës.
Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit që vranë 1400 njerëz, ndërsa 229 të tjerë u rrëmbyen si pengje.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve hakmarrëse të Izraelit.
-
Izraeli intensifikon sulmet tokësore dhe ajrore në Gaza
-
Izraeli nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës
-
Izraeli intensifikon sulmet, nuk ndalen vrasjet e palestinezëve
-
Izraeli njofton fillimin e ofensivës së re në Gazë
-
Izraeli fillon ofensivën e re ushtarake në Gaza, pas sulmeve që vranë rreth 100 persona