Ushtria izraelite ka bombarduar infrastrukturën e grupit militant të Hezbollahut në jug të Libanit në ditën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka nisur takimet diplomatike për të ndalur zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Ushtria izraelite ka njoftuar se bombardimet janë kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa në veri të Izraelit.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë nisur konfliktin kufitar pas vrasjes së zëvendësliderit të Hamasit në Bejrut gjatë javës së kaluar.
Ai dyshohet se është vrarë nga një raketë izraelite.
Hezbollahu ka njoftuar se disa dronë shpërthyes kanë goditur ushtrinë izraelite në qytetin Safed.
Këtë sulm e ka konfirmuar ushtria izraelite, por ka thënë se nuk ka shkaktuar dëme.
Sekretari amerikan, është takuar me presidentin e Izraelit, para se të takohet edhe me udhëheqësit arabë të rajonit, në përpjekje për të ndalur zgjerimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme.