Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili të hënën do të zbresë në Shkup, do të takojë vetëm liderët e partive politike, duke anashkaluar një takim me presidentin George Ivanov.
Mësohet se Yee do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesori Bekim Kadriu vlerëson se porosit e Yee do të fokusohen në mbështetjen e shumicës së re.
“Më tepër jam optimist në tejkalimin e kësaj situate dhe daljes nga kriza me një iniciativë më te guximshme të shumicës parlamentare e cila duhet të bëj një hap kualitativ drejtë tejkalimit të gjendjes në Kuvend me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeveris së re. E gjithë kjo mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare shkon në lidhje me legjitimimin e qeverisë që do të del nga shumica e re dhe jo në përmirësimin e veprimeve të disa funksionarëve që deri tani dëshmuan se Maqedoninë duan ta mbajnë peng dhe të zhysin në ndonjë konflikt ndëretnik”, tha Kadriu, raporton Alsat-M.
Ndërkohë Andrejta Stojkovski nga Qendra për Strategji Evropiane pohon se porositë e Yee do të kenë në plan të parë përgjegjësinë se individëve të cilët po bllokojnë proceset demokratike.
Kadriu dhe Stkojkovski vlerësojnë se porosi indirekte nga Yee do t’i dërgohen edhe presidentit George Ivanov për përgjegjësinë e tij në lidhje me çështjen e sigurisë në vend.
Hoyt Yee është diplomati i parë amerikan i cili viziton Maqedoninë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe vizitave të një pas njëshme të funksionarëve nga Brukseli. Vizita e tij vjen pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili gjithashtu kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë.