Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ivanka Trump me zyrë në Shtëpinë e Bardhë

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë një zyrtar i administratës.

Megjithatë, ajo nuk do të ketë një titull zyrtar apo pagë, gjatë kohës sa shërben në qendrën e pushtetit ekzekutiv, West Wing.

Zyrtari konfirmoi gjithashtu njoftimet e mediave se 35-vjeçarja do të ketë akses të klasifikuar në informacione.

Ajo do të ushtrojë rolin e ‘syve dhe veshëve’ të Donald Trump dhe t’i sigurojë këshilla, citohet të ketë thënë avokati i saj për politico.

Artikuj të ngjashëm