Veriu i Italisë po përballet me thatësinë më të madhe në 70 vjetët e fundit. Lumi më i madh i këtij rajoni italian ka nisur të thahet, duke rrezikuar edhe furnizimin me ujë të pijshëm
Dielli po djeg bregun e lumit Po në Boretto të Emilia-Romagnas. Lumi më i madh i Italisë çdo herë e më shumë po bëhet me rërë e pak ujë.
Shi nuk ka rënë në veri të Italisë për më shumë se 110 ditë ndërkaq 70 për qind ka më pak reshje të borës.
Ujëmbajtësit me 200 për qind më pak ujë dhe temperaturat e larta deri në 2 gradë Celsius mbi mesataren, po shkrin fushat me borë dhe akullnajat në Alpet italiane. Pellgu i lumit Po ka mbetur pa rezervuarët e verës.
Thatësia më e keqe që Italia e ka përjetuar në 70 vjetët e fundit, po kërcënon furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitjen e të mbjellave në pjesën italiane me popullsi të dendur.
Mesatarja e rrjedhjes së ujit është gjashtë herë më e ulët sesa niveli sezonal i muajit qershor. Ndërkaq, niveli i ujit është katër metra poshtë zeros hidrometrike të lumit Po. Peshkatarët tani mund të ecin në mes të lumit në tokën e thatë.
Edhe
Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta
E fshehur në thellësinë e lumit Po që prej vitit 1943, anija e Luftës së Dytë Botërore ka dalë mbi sipërfaqe.
E quajtur Zibello, anija 50 metra e gjatë transporte drurë para se të fundosej gjatë luftës.
Lumi Po rrjedh deri në 652 kilometra, nga Torino në Venecie. Ujit zonat kryesore të bujqësisë.
Po kalon për 652 kilometra, nga Torino në Venecia, duke ujitur zonat kryesore bujqësore dhe duke furnizuar me ujë rrethet më të industrializuara të Italisë.
Autoriteti i Basenit të Lumit Po monitoron vazhdimisht rrjedhën e lumit.
Reshjet e pakta të shiut që kanë rënë në qershor kanë qenë rrebeshe ekstreme dhe shumë të lokalizuara, kështu nuk kanë mundësuar që toka të thithë ujin dhe ta mbledhë atë në rezervuarët e lumit Po.
“Jemi në një situatë kur rrjedha e lumit tani është diku 300 metra kubik për sekondë. Zakonisht në këtë pjesë kishim gati 1 mijë e 800 metra kubikë për sekondë, tani jemi shumë poshtë. Këtë krizë nuk e kemi përjetuar në 70 vjetët e fundit. Qëkur kanë filluar matjet shkencore para 70 vjetësh, kurrë nuk kemi pasur këso të dhënash”, thekson Meuccio Berselli, sekretar i përgjithshëm i autoritetit mbikëqyrës të lumit Po.
Ai vazhdimisht është duke punuar rreth planit që të garantojë furnizim me ujë të pijshëm për miliona amvisëri dhe për ujitjen në bujqësinë e fushës së Posë që prodhon 40 për qind të ushqimit italian.
Djathi parmezan, proshuta, domatet e kualitetit të lartë dhe rrushi i njohur prodhohen dhe rriten në fushën e lumit Po, e njohur ndryshe si fusha e ushqimit italian.
Edhe
Italia goditet nga thatësira
Cisternat me ujë tashmë kanë nisur të mbushin rezervuarët e thatë në shumë qytete italiane.
“Në 25 qytete të Bergamos uji i pijshëm është transportuar me cisterna për të mbushur rezervuarët. Në rajonin Piedmont me 100 qytete është duke ndodhur e njëjta gjë”, ka shtuar ai.
Procesi i ujitjes së luginës së Po bazohet në sistemin kompleks që ngre ujin e lumenjve duke përdorur pompa elektrike me naftë në pellgjet e sipërme.
Më pas, uji rrjedh poshtë në fushat e gjera të luginës përmes mijëra rrugëve ujore.
Me uljen e nivelit të ujit të lumit me rreth 20 centimetra në ditë, pompat rrezikojnë të mos jenë në gjendje të nxjerrin ujë. Gërmuesit po punojnë furishëm për të gërmuar vazhdimisht rrugët ujore të dedikuara në përpjekje për të siguruar ujin e nevojshëm për ujitje.
Plani i rezistencës së Bersellit përfshin kullimin më të lartë nga liqenet alpine, më pak ujë për hidrocentralet dhe racionimin e ujit në rajonet e larta italiane.
Mirëpo, mungesa e ujit në lumin Po mund të shkaktojë edhe një tjetër problem: Atë të mungesës së energjisë elektrike nga fabrikat hidroelektrike.
55 për qind e energjisë së ripërtërirë prodhohet nga fabrikat hidroelektrike me ujin që vjen nga lumi Po.
Edhe
Lumenjtë e botës po thahen, ja si duken gjashtë prej tyre
Mungesa e energjisë hidroelektrike do ta përkeqësojë furnizimin me energji elektrike dhe do të kontribuojë në ngritjen e emetimeve të karbonit, pasi energjia elektrike do të prodhohej me gaz.