Italia ka vënë 16 milionë njerëz në karantinë teksa po mundohet të ndalojë shpërndarjen e koronavirusit.
Çdokush që jeton në Lombardi dhe në 14 provincat tjera veriore do t’i duhet të kërkojë leje të veçantë për të udhëtuar. Milano dhe Venecia janë qendrat e mëdha të prekura.
Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar edhe për mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës e hapësirave tjera ku grumbullohen njerëzit, në gjithë vendin. Nën masat e reja, njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga hapësira e Lombardisë, përveç rasteve emergjente, shkruan BBC. Masat radikale do të zgjasin deri më 3 prill.
Italia ka shënuar numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Evropë. Masat e reja për karantinë ndikojnë çerekun e popullsisë në Italisë dhe qendrën kryesore ekonomike në veri.
Numri i vdekjeve në Itali ka kaluar 230-shin, me zyrtarët që kanë thënë se 36 persona vdiqën vetëm në 24 orët e fundit. Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me koronavirus është rritur në 5883 të shtunën.
-
Italia në karantinë, 366 të vdekur e 7375 të prekur nga koronavirusi
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
415 vdekje të reja nga koronavirusi në Itali
-
Italia regjistron mbi 33 mijë të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit