Italia nisi në aeroportet e saj kontrollin e pasagjerëve nëpërmjet dhomave termike, pas zbulimit të një rasti infektimi të rëndë me koronavirus te një çift kinez.
Kontrollet me detektorë termikë, deri më tani të rezervuara për pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, do të aplikohen për të gjitha fluturimet, përfshirë edhe ato nga Evropa, u njoftua nga Mbrojtja Civile.
Në aeroportin më të madh të Romës “Fiumicino”, do të përdoren gjithashtu kamera me imazhe termike për fluturimet e brendshme, transmeton ATSH.
Në aeroportet pa kamera termike, qindra vullnetarë të Kryqit të Kuq, të pajisur me tabletë ose termometra dixhitalë, janë ngarkuar të monitorojnë çdo udhëtar që mbërrin në aeroport.
Shumë autoritete aeroportuale në mbarë botën, përdorin kamera me imazhe termike, që synojnë kryesisht udhëtarët nga Kina.
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Vazhdojnë vonesat në aeroportin e Berlinit për shkak të sulmit kibernetik
-
Vazhdojnë problemet e funksionimit në aeroportin e Brukselit
-
Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik
-
Ryanair paralajmëron kaos në aeroportet evropiane këtë verë