Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia dhe Malta s’i pranojnë 52 refugjatët e ngujuar në anijen për bartjen e kafshëve

Foto: Reuters

Një anijeje transportuese libaneze, e cila po mban 52 refugjatë të shpëtuar në Mesdhe, i është mohuar hyrja në Itali dhe Maltë, duke e shtyre drejtuesin e saj që njerëzit t’i akomodojë në kafazet e papastra për bagëti.

“Nuk do të më mbetet as ujë e as ushqim për t’ju dhënë”, ka thënë Mohammad Shaanan, kapiteni i anijes “Talia”, që transporton kafshë. Kjo anije, të premten shpëtoi emigrantët nga një barkë që po fundosej dhe e cila ishte nisur nga Libia për në Evropë, shkruan “Al Jazeera”.

“Ky vend është për kafshë, jo për njerëz. Malta, Italia ose Spanja duhet t’i marrë këta njerëz, unë nuk jam organizatë qeveritare, dhe kompania nuk mund të duron humbje edhe më të mëdha,” tha ai në një telefonatë me Al Jazeeran.

Shumica e personave të shpëtuar në “Talia” janë nga Somalia dhe Xhibuti, dhe shumica kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore pasi që kanë mbijetuar luftën në Libi dhe kanë duruar pesë ditë në det, sipas Shaabanit.

Të shtunën, forcat e armatosura të Maltës lejuan kontrollimin prej mjekëve të dy personave nga Talia, por refuzuan të marrin të tjerët.

Edhe Odiseja e refugjatëve drejt Evropës Botë Odiseja e refugjatëve drejt Evropës

Një nga refugjatët e ngujuar, Yaajouba Barry që është 16 vjeç, ka thënë se ishte burgosur për 14 muaj në një burg jozyrtar në qytetin e Libisë, Bani Ëalid, ku ishte torturuar në përpjekje për ta zhvatur familjen e tij.

“Babai im ka vdekur dhe nëna është e moshuar dhe nuk posedon asgjë. Do të më vrisnin ngase nuk mund të paguaja”, ka thënë ai.