Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

ISIS merr përsipër sulmin në një kish në Rusi, 5 të vdekur

ISIS qëndron prapa sulmit me armë në një kishë ortodokse në Dagestan të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë organizata terroriste. Ndërkohë, bilanci i viktimave ka shkuar në 5.

ISIS ka marrë përsipër sulmin në një kishë ortodokse në republikën ruse të Dagestanit, në të cilin u vranë 5 femra. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare që citojnë autoritetet lokale. “Një ushtar i ISIS, Khalil Daghestani, ka sulmuar një kishë në qytetin Kizlyar, në Dagestan”, ka shkruar rrjeti xhihadist përmes aplikacionit Telegram, transmeton abcnews.al.

Një person i armatosur me çifte, pak më shumë se 20 vjeç, ka qëlluar kundër besimtarëve të kishës, në një rajon me shumicë myslimane. Dy agjentë të policisë ruse mbetën të plagosur gjatë atentatit.

Ndërkohë, fillimisht me anë të një arme gjahu agresori vrau 4 femra në vendngjarje. Më pasi ai u ekzekutua nga forcat e sigurisë. Ndërsa një femër e pestë humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Të shtënat e para janë regjistruar ndërsa brenda kishës po zhvillohej një festival folklorik rajonal.