I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka humbur në tre vite 60 për qind të territorit të pushtuar dhe 80 për qind të të ardhurave, bëhet e ditur në një studim të kabinetit hulumtues “IHS Markit”, të publikuar sot.
Territori i “kalifatit” të vetëshpallur në qershor 2014 në Irak dhe në Siri ka kaluar nga 90.000 kilometra katrorë në janarin e 2015 në 36.200 kilometra katrorë në qershorin e 2017, sqaroi kjo qendër studimore me seli në Londër, raporton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA po ndërmerr sulme ajrore kundër xhihadistëve që nga vera e 2014.
Në terren beteja po kryhet në Irak nga ushtria dhe në Siri kryesisht nga Forcat demokratike Siriane (FDS), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë kundër ISIS-it.
“Lulëzimi dhe rënia e ISIS-it karakterizohen nga një zgjerim i shpejtë ndjekur nga një rënie e vazhdueshme. Tre vite pas vetë shpalljes, është e dukshme se projekti i qeverisjes së kalifatit ka dështuar”, vë në dukje Columb Strack, një ekspert i Lindjes së Mesme në IHS Markit.