Shteti Islamik ka publikuar një video në të cilën shfaqet prerja e kokës së një personi për të cilin thuhet të ketë qenë ocifer i inteligjencës ruse i kapur në Siri, ka thënë ueb-faqja monitoruese SITE me bazë në SHBA.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe shërbimi i sigurisë FSB nuk kanë komentuar ende për rastin, raporton Reuters.
Videoja 12 minutëshe në rusishte, e publikuar në ditën kur Rusia kremton përvjetorin e fitores së vitit 1945 ndaj Gjermanisë naziste me parada ushtarake, shfaq një burrë të veshur me një xhaketë të zezë të gjunjëzuar në një shkretëtirë dhe i cili urdhëron agjentët tjerë rusë të dorëzohen, transmeton Koha.net.
“Ky idiot besonte në premtimet e shtetit të tij se nuk do ta braktisnin nëse kapej”, tha fol;si i videos para se t’i afrohej një person me mjekër dhe t’ia hiqte kokën me thikë.
Autenticiteti i incizimit dhe identiteti i viktimës nuk janë verifikuar ende, e as nuk dihet se kur ka ndodhur vrasja.
-
Ukraina do reagim ndërkombëtar pasi i pritet koka ushtarit të saj nga rusët
-
Ushtarët rusë besohet të jenë incizuar duke kastruar të burgosurin ukrainas
-
CNN: Rusia po i rikthen ushtarët e plagosur në vijat e frontit
-
Rusia po ekzekuton gjithnjë e më tepër robër lufte
-
Forcat speciale ruse “likuidojnë” grupin që nisi sulmin në burgun e sigurisë së lartë