Banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati në Oqeanin Paqësor ishin të parët në botë që hynë në vitin 2023.
Samoa, e cila ka një popullsi prej 200 mijë banorësh, vendosi të ndryshojë zonën kohore në vitin 2011. Ajo hyn e para në Vitin e Ri. Ceremonia u zhvillua në kryeqytetin e Samoas, Apia, dhe qytetarët dhe turistët shijuan festën dhe fishekzjarrët.
Më pas banorët e Kiribatit, një shtet ishull që ndodhet në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, mirëpritën vitin 2023. Që nga viti 1994, Kiribati ka qenë ndër të parët që ka mirëpritur vitin e ri, pasi një kandidat presidencial premtoi se nëse fiton zgjedhjet, do të sigurojë që ata të jenë të parët që do të festojnë Vitin e Ri. Për shkak të kësaj, pas zgjedhjeve, vendi u nda në tre zona kohore, dhe pjesa më lindore e vendit feston më herët.
Pas tyre në Vitin e Ri hynë banorët e Zelandës së Re. Festimi do të fillojë së shpejti edhe në Australi.