Derisa barka jonë e vjetër lundron nëpër ujërat e qeta të Karaibeve, unë jam mahnitur ngase më ka kapluar ndjenja se porsa kemi mbërritur në parajsë.
Shtrirë nëpër ujërat e kaltra të kthjellëta, ishujt kanë rërë të bardhë të larë, të mbushur me palma dhe drunj të tjerë që të krijojnë një realitet të përsosur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo është Guna Yala, njohur ndryshe edhe San Blas: arkipelag i bregut lindor të Panamasë që ka rreth 300 ishuj, 49 prej të cilëve banohen prej popullit indigjen guna.
Më shumë se pesëdhjetë mijë gunas, të fortë dhe dinamikë, jetojnë në këtë tokë që ka qenë e paraardhësve të tyre.
Jetojnë nëpër kasolle prej druri të mbuluara me gjethe. Vatrat e zjarrit e disa orendi të thjeshta janë “luksi” i vetëm i tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Argjentinës për pankartën me mesazh politik
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Shpella e gjurmëve të jetës para 300 mijë vjetësh
-
“Çdo gjë është e mundur”, Kepi i Gjelbër vazhdon ecurinë përrallore
-
Kepi Gjelbër po shkruan një nga kapitujt më mbresëlënës të Kupës së Botës