Palau Hotel kishte marrë këtë emër, sepse kur u hap në vitin 1982, ishte i vetmi hotel i Palaut. Nuk kishte tjetër. Që prej asaj kohe, shteti i vocërr, i rrethakuar nga kaltërsia e Oqeanit Paqësor, ka përjetuar një lulëzim të turizmit. Në vitin 2019, 90.000 turistë erdhën në Palau, pesë herë më shumë se krejt popullsia e tij. Më 2017, të dhënat treguan se turizmi përbënte 40 përqindëshin e GDP-së së këtij shteti. Ama, këto të dhëna ishin para pandemisë.
Kufijtë e Palaut janë mbyllur që prej muajit mars. Dhe ky është vetëm njëri prej 10 shteteve që nuk kanë evidentuar asnjë rast me koronavirus (përjashtuar Korenë Veriore dhe Turkmenistanin). Mirëpo, edhe pa e infektuar asnjë person, virusi veç e ka shkatërruar shtetin.
Palau Hotel është i mbyllur që nga marsi dhe nuk është i vetmi.
Restorantet janë bosh, dyqanet e bizhuterive nën dry. Mysafirë të vetëm të hotelit janë banorët e karantinuar pas kthimit nga vendet e tjera.
E keqja tjetërfare
Palau, Mikronezia, Ishujt Marshall, Naru, Kiribati, Ishujt Solomon, Tuvalu, Samoa, Vanuatu dhe Tonga janë dhjetë shtetet që nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)
-
Instagrami kundrejt realitetit: Si po bëhet Bali viktimë e suksesit të tij
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet
-
Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga Shqipëria
-
Numri i vizitorëve në Spanjë arrin nivele të reja, ndërsa turistët shmangin Lindjen e Mesme