Tuniziani Sami A., në Gjermani brenda muajit merr më shumë se 1.000 euro ndihmë shtetërore si dhe afër 150 euro shtesa për fëmijë, transmeton Koha.net.
Sami A. në Gjermani kishte shkuar për studime, porse që nga viti 1999 disa vjet ka qëndruar në kampet e Al-Kaides në Afganistan, ku edhe u bë truprojë e Bin Ladenit.
Ai tash e disa vite jeton në Bochum dhe merr ndihmën shtetërore pasi që Gjykata gjermane vendosi se nuk bën që të kthehej në Tunizi.
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) bëri pyetje lidhur me qëndrimi e tij dhe mori përgjigjet paraprake, shkruan Bildt
Tuniziani në Gjermani arriti në vitin 1997, konsiderohet njeri shumë i rrezikshëm, është nën mbikëqyrje të përhershme dhe çdo ditë duhet të paraqite në polici.
Edhe
Partneri i Loredanës, Karim Adeyemi gjobitet me gjysmë milioni euro për armëmbajtje pa leje
Autoritetet e qytetit në Bochum disa herë u përpoqën t’ia ndërprenë lejen e qëndrimit. Gjykata e refuzoi. Në ndërkohë ai u bë me katër fëmijë.
"Ligji gjerman për azil keqpërdore deri në maksimum: Ne duhet që me paratë nga tatimi të financojmë një terrorist për shkak se nuk guxojmë ta dëbojmë", tha politikani kristianodemokrat Eckhardt Rehberg.