Ish-zyrtari për Inteligjencë i Britanisë së Madhe, Christopher Steele, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka ditët e numëruara dhe në pushtet mund të jetë vetëm edhe gjashtë muaj.
Ai deklaroi për BBC-në të mërkurën, se sapo shtetet perëndimore i vendosën Rusisë sanksione, pas pushtimit rus, ditët e presidentit Putin nisën “të numëroheshin”.
Ai shtoi se bazuar në shenjat e shëndetit, Putini mund të bëhet shumë shpejt “i paaftë”.
Dilema për shëndetin e Putinit janë ngritur tash e sa javë. Në një publikim të revistës politike britanike "Newsweek", u tha se Putini mund të këtë një varg sëmundjesh, ose tashmë "mund të ketë vdekur".
Artikuj të ngjashëm