Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-shefi i Boeingut fitoi milionat nga largimi

Ish-shefi i kompanisë për prodhimin e aeroplanëve Boeing, Dennis Muilenburg, ka marrë me vete 62 milionë dollarë kompensim dhe pensione.

Boeingu e shkarkoi nga detyra për të rimëkëmbur besimin në kompaninë pas dy rrëzimeve të aeroplanëve Boeing 737 Max, transmeton KTV. E shefi i ri, David Calhoun, do të marrë 7 milionë dollarë bonus në rast se kthen në punë modelin 737 Max.

Muilenburg ishte emëruar shef në vitin 2009. Detajet e kompensimeve u publikuan pasi kishte shqetësime rreth sigurisë së aeroplanëve. Siguria e Boeingut është lëkundur ndjeshëm kur nga rrëzimi i aeroplanëve 737 Max, humbën jetën 350 persona.

Shkaku i këtyre rrëzimeve, Boeingu është përfshirë në hetime të ndryshme lidhur me sigurinë e aeroplanëve.