Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti rumun do të gjykohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, do të gjykohet për krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tij pas revoltës së përgjakshme të Rumanisë, më 1989, e cila rrëzoi regjimin e diktatorit komunist, Nicolae Ceausescu.

"Është një moment veçanërisht i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Rumani, i cili po e përmbush një borxh nderi për historinë", tha kryeprokurori rumun, Augustin Lazar.

Njoftimi i tij pason hetimet disavjeçare, të cilat shpesh janë përballur me rezistencën e zyrtarëve për të hetuar periudhën e paslargimit të Ceausescut nga Bukureshti, më 22 dhjetor, 1989.

Iliescu ka qenë ministër i qeverisë para se të largohej nga Ceausescu në fillim të viteve 1970.

Ai është rizgjedhur udhëheqës i Frontit Kombëtar të Shpëtimit, një grup që ka marrë kontrollin e Rumanisë, pasi Ceausescu dhe bashkëshortja e tij, Elena, janë arratisur, si pasojë e revoltës që ka nisur në qytetin perëndimor të Timishoarës dhe është përhapur më pas në pjesën tjetër të vendit.

Edhe Vdiq Ion Iliescu, presidenti i parë i Rumanisë pas rënies së komunizmit Botë 11 muaj më parë Vdiq Ion Iliescu, presidenti i parë i Rumanisë pas rënies së komunizmit

Pasi Iliescu ka marrë kontrollin më 22 dhjetor, 862 njerëz janë vrarë.

Iliescu, tani 89 vjeç, është zgjedhur president i Rumanisë më 1990, është rizgjedhur më 1992 dhe ka shërbyer një tjetër mandat nga viti 2000 deri më 2004.

Iliescu dhe ish-zëvendëskryeministri Gelu Voican Voiculescu akuzohen për "përhapjen e dezinformatave përmes paraqitjeve televizive dhe njoftimeve për shtyp".

Deklaratat e tyre thuhet se kanë rritur rrezikun e "të shtënave kaotike dhe të urdhrave kontradiktorë ushtarakë".

Iliescu po ashtu do të duhet të përgjigjet për akuzat për krime kundër njerëzimit, në lidhje me shtypjen e një proteste në Bukuresht më 1990, në të cilën kanë mbetur të vrarë së paku katër njerëz.

Edhe Përfundon epoka e Mircea Lucescu te Rumania Futboll 3 muaj më parë Përfundon epoka e Mircea Lucescu te Rumania

Edhe Iliescu, edhe Voiculescu mohojnë çdo keqbërje.

Data për gjyqin nuk është caktuar ende./REL