Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti amerikan merret në pyetje pas akuzave për mashtrim

Ish-presidenti Donald Trump do të merret në pyetje sot në kuadër të hetimit civil të Prokurores së Përgjithshme të New Yorkut për marrëdhëniet e tij si magnat i pasurive të paluajtshme, konfirmoi ai në një postim në llogarinë e tij Truth Socia, raporton agjencia AP.

Dëshmia e Trumpit vjen mes stuhisë së aktiviteteve ligjore vetëm disa ditë pasi agjentët e FBI-së bastisën pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, si pjesë e një hetimi federal nëse ai mori të dhëna të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Hetimi civil i New Yorkut, i udhëhequr nga prokurorja e përgjithshme, Letitia James, përfshin pretendime se kompania e Trumpit, Organizata Trump, deklaroi gabimisht vlerën e aseteve të çmuara si fushat e golfit dhe rrokaqiejt, duke mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore. Dëshmia e Trumpit ka nxitur reagime në mesin e republikanëve që e shohin atë pretenduesin kryesor partiak për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet të vitit 2024.