Tokio, 1 shtator – Partia Demokrate e Japonisë, grupimi kryesor politik i opozitës zgjodhi sot në postin e drejtuesit të kësaj force kandidatin Seiji Maehara, i cili ka ushtruar detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme gjatë kalimit të pushtetit tek qendra e majtë.
Maehara (55 vjeç), deputet i rrethit të Kiotos ka qenë i preferuar i Yukio Edano, i cili u bë i njohur pasi mori postin e zëdhënësit dhe sekretarit të përgjithshëm të qeverisë në periudhën kur u shënua çunami në marsin e 2011 dhe kriza e Fukushimës, duke u shfaqur natë e ditë në konferenca të vazhdueshme shtypi.
“Duhet të përdorim forcën tonë për të ndryshuar situatën politike”, deklaroi Maehara gjatë një fjalimi pas fitores së tij.
Ai u shpall fitues në përfundim të një procesi votimi të aktivistëve të forcës politike, kryebashkiakë dhe parlamentarë të partisë, Maehara siguroi 502 vota kundrejt 332 pikë për Edano.
-
Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë
-
Kishida shpall fitoren për kryeministër të Japonisë
-
Partia në pushtet zgjedh liderin, Kishida pritet të bëhet kryeministër i Japonisë
-
Yoshihide Suga zgjidhet si pasardhës i kryeministrit japonez në largim Shinzo Abe
-
Japonia mund të bëhet me kryeministren e parë grua