Sekretari i kabinetit të kryeministrit japonez, Yoshihide Suga, një besnik i afërt i kryeministrit japonez në largim Shinzo Abe, u zgjodh si udhëheqësi i partisë në pushtet, duke hapur rrugën që të bëhet kryeministër i vendit.
Në një garë të lehtë, 71-vjeçari Suga fitoi 377 vota për kreun e Partisë Liberal Demokratike (LDP) ndaj dy kundërshtarëve të tij që morën 89 dhe 68 vota, transmeton AA njoftimin e agjencisë së lajmeve, Kyodo.
Të paktën 394 deputetë të LDP-së të dy dhomave të parlamentit dhe 141 delegatë të pushtetit lokalë votuan për të zgjedhur udhëheqësin e tyre.
Njoftimi i papritur i Abe për dorëheqjen në fund të muajit të kaluar hapi garën për udhëheqësin e partisë, ndërsa kryeministri në largim është duke kaluar përmes ndërlikimeve serioze shëndetësore.
Suga do të kërkojë votëbesimin në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të mërkurën ku ai do të pasojë Abe-n si kryeministër japonez.
Partia në pushtet gëzon shumicën në dhomën e ulët të parlamentit japonez, Dhoma e Përfaqësuesve dhe gjithashtu ka një shumicë në dhomën e sipërme, Dhoma e Këshilltarëve.
-
Suga zgjidhet kryeministër i Japonisë
-
Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë
-
Kishida shpall fitoren për kryeministër të Japonisë
-
Partia në pushtet zgjedh liderin, Kishida pritet të bëhet kryeministër i Japonisë
-
Yoshihide Suga do të tërhiqet nga posti i kryeministrit të Japonisë