Një ish-marins mbretëror ka treguar se si ka luftuar piratët të cilët e qëlluan dy herë gjatë një ekspedite në Amerikën Jugore.
John Bathgate ka thënë se ai dhe një shok çarmatosën dy sulmues dhe më pas udhëtuan në siguri në një fshat.
Veterani po përpiqej të udhëtonte përgjatë lumit Amazon kur sulmi ndodhi, raportoi BBC.
Ai ka thënë se ishte me fat që plumbat nuk ishin vdekjeprurës.
Të dy shokët kishin marrë atë udhë me shpresën që të rrisnin vetëdijen për çështjet mjedisore dhe lidhjen mes shëndetit mendor dhe kalimit të kohës jashtë ambienteve të mbyllura.
Edhe pse kaloi këtë rrezik, ai ka theksuar se sërish do t’i kthehet ekspeditës.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulme të fshehta në det, kush po i gjuan peshkatarët ekuadorianë?
-
Shpëtohen më shumë se 150 migrantë në Kanalin e La Manshit
-
Masa shtesë të sigurisë për ndeshjen Angli – Argjentinë
-
Një anije ruse gjuan me armë zjarri pranë një jahti britanik në Kanalin Anglez
-
Ushtria amerikane thotë se ka goditur tri anije në Oqeanin Paqësor duke vrarë tetë persona