Agjencia anti-korrupsion e Pakistanit njoftoi se ka arrestuar ish-kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, nën akuzat për korrupsion.
Zyrtarët thonë se ndaluan automjetin në të cilin ishtë Abbasi në qytetin lindor Lahore dhe e arrestuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet po hetojnë rolin e Abbasit në dhënien e një kontrate një kompanie të gazit natyror në Katar, në të cilën Abbasi ishte një aksioner.
Ai i ka mohuar akuzat.
Abbasi ka shërbyer si kryeministër për gati një vit, pasi paraardhësi i tij Nawaz Sharif u largua nga pozita pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ndërlidhjet me akuzat për korrupsion në vitin 2017, transmeton rel.
Sharif dhe vajza e tij Merjemja u dënuan me 10 vjet përkatësisht me shtatë vjet burg, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër gjatë viteve të 90-ta.
Maryam u lirua me kusht, pasi dënimi i saj u pezullua.
Në qershor, agjencia anti-korrupsion e Pakistanit arrestoi ish-presidentin Asif Ali Zardari për akuza korrupsioni.