Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se po i vjen fundi regjimit të presidentit Vladimir Putin.
Kasyanov kishte qenë kryeministër nga viti 2000 deri më 2004.
Por, që kur u shkarkua nga Putini, ai është bërë një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus.
Kasyanov ka thënë se kryengritja e të shtunës e grupit Wagner me në krye Yevgeny Prigozhinin, tregon se është “shkatërruar stabiliteti i Putinit”.
I pyetur se ku do të shkojë Prigozhini, Kasyanov tha: “Mendoj se do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se ai nga Bjellorusia do të shkojë në Afrikë apo diku në xhungël. Putin nuk mund ta falë atë”.
Edhe
Kritiku rus: Putinit po i vjen fundi, populli s’i beson më
Prigozhin, thotë ai, ka shkatërruar stabilitetin e Putinit.
“Jeta e tij do të jetë në pikëpyetje të madhe si rezultat”, thotë Kasyanov.
E për Putinin, Kasyanov thotë se “është fillimi i fundit”.
“Ai është në telashe të mëdha tash”, thotë ish-kryeministri rus.
Edhe
Një vit nga kryengritja e “Wagnerit”, Kremlini kontrollon mercenarët e mbetur
Pas kryengritjes që zgjati disa orë, trupat e Wagnerit iu afruan deri 200 kilometra kryeqendrës Moskës, por në fund u vendos të tërhiqeshin, pas ndërmjetësimit të Bjellorusisë.
Priogozhin tha se po ndalet marshimi për të evituar “gjakderdhjen ruse”.