Autoritetet në Argjentinë kanë arrestuar një ish-diplomat të Bolivisë pasi tetë kilogramë kokainë i janë gjetur në veturën, me të cilën po udhëtonte.
Diego Vega Ibarra, ish-konsull i Bolivisë në Argjentinë, është kapur me tetë pako me drogës, të cilat i kishte fshehur nëpër veturë, transmeton KTV.
Vega Ibarra ishte bërë diplomat me ndihmën e ish-presidentit Evo Morales, i cili gjendet në Argjentinë pasi iku nga shteti për mashtrim në zgjedhjet presidenciale.
Artikuj të ngjashëm