Një ish-anëtar i Parlamentit të Malawit, ka vrarë vetën brenda ndërtesës së Parlamentit në kryeqytetin Lilongwe të enjten, ka bërë të ditur për CNN një zëdhënës i Policisë.
Clement Chiwaya, një ish-deputet, ka qëlluar vetën në kokë, pasi kishte vjedhur një armë zjarri nga një nëpunës i Parlamentit, ka bërë të ditur ky zëdhënës.
Chiwaya thuhet se ka fituar qasje në ndërtesën e Parlamentit, pavarësisht kontrolleve rutinore të sigurisë.
"I ndjeri Chiwaya ishte një person me aftësi të kufizuara dhe po përdorte një karrige me rrota. Detektori i metaleve në ndërtesën e parlamentit zbuloi objekte metalike të cilat mendoheshin se ishin nga karriget me rrota, për këtë arsye ai u lejua të hynte", tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se siguria do të forcohet në ndërtesën e parlamentit.
Chiwaya, 50-vjeçar kishte shërbyer si deputet në tri legjislatura në Malawia, nga viti 2004 e deri në vitin 2019.
-
Vritet ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës
-
Zjarr në Parlamentin e Kenias pasi protestuesit arrijnë të hyjnë brenda ndërtesës
-
Një burrë futet me makinë në barrikadën pranë Kapitolit dhe e vret veten
-
Parlamenti afrikan u dëmtua nga një zjarr, sistemi i alarmit nuk po funksiononte
-
Zjarri shkatërrues ringjallet në Parlamentin e Afrikës së Jugut