Isacc Herzog është zotuar të mërkurën për kapërcimin e ndasive të thella në shoqërinë izraelite, teksa ka bërë betimin si presidenti i 11-të i vendit.
Në ceremoninë e betimit para Parlamentit, Herzog ka marrë përsipër detyrën kryesisht ceremoniale që është krijuar për të shërbyer si busull morale për vendin.
Gjatë fjalimit në Knesset, 60-vjeçari ka bërë të ditur se synim i tiji është që “t’i ulë flakët dhe t’i qetësojë gjërat”.
Herzog, babai i të cilit, Chaim, kishte shërbyer si president izraelit në vitet ’80 dhe ishte edhe ambasador në Kombet e Bashkuara, do të mbajë detyrën për një mandat të vetëm shtatëvjeçar.
Artikuj të ngjashëm
-
Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit
-
Presidenti izraelit Herzog viziton për herë të Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Opozita izraelite pritet të marrë kontrollin mbi Qeverinë
-
Trumpi kërkon edhe zyrtarisht faljen e Netanyahut
-
Presidenti i Izraelit thotë se programi bërthamor i Iranit është goditur “ndjeshëm”