Qytetarët evropianë që duan të hyjnë në Iran do të duhet të vetë-karantinohen për dy javë pasi të arrijnë në këtë vend, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor të këtij shteti.
Qytetarët nga vendet e tjera, duke përfshirë këtu edhe ata evropianë, do të duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe po ashtu do të duhet të ritestohen pasi të mbërrijnë në këtë vend, ka deklaruar zëdhënësi i Task Forcës Kombëtare për koronavirus Alireza Risi, shkruan Reuters.
Deri më tani, kushti i vetëm për qytetarët evropianë që kanë dashur të hyjnë në Iran ka qenë që të kenë testin me rezultat negativ të bërë në shtetin ku jetojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani mbyllet për 10 ditë për të mundur valën e katërt të pandemisë
-
Italia kërkon karantim pesë-ditor për pasagjerët që vijnë nga shtetet e BE-së
-
Turqia nga e hëna do të kërkojë testin negativ PCR nga udhëtarët
-
Franca do të testojë çdokënd që hyn në këtë vend, kthen edhe karantinën
-
Ekipi i Iranit përballet me kufizime