Irani do t’u përgjigjet të gjitha “akteve kriminale” të Izraelit, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani të hënën, duke iu referuar vrasjes së shefit të Hezbollahut dhe një zëvendëskomandanti të Gardës Iraniane në Liban.
Abbas Nilforoushan u vra nga sulmet izraelite në Bejrut të premten, nga të cilat u vra edhe lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmet e intensifikuara të Izraelit kundër milicisë së Hezbollahut në Liban dhe rebelëve Houthi në Jemen kanë ngritur shqetësimet se luftimet në Lindjen e Mesme do të dalin jashtë kontrollit dhe do të përfshijnë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati kryesor i Izraelit.
“Ne qëndrojmë të bashkuar dhe do të veprojmë në atë mënyrë që armiku do të pendohet”, ka thënë Kanaani në një konferencë shtypi, duke shtuar se Irani nuk dëshiron luftë, por nuk është i frikësuar nga ajo.
Kanaani ka theksuar se Irani është duke i biseduar çështjet me autoritetet libaneze, duke iu referuar sulmeve që vranë Nasrallahun dhe Nilforoushanin.