Irani është bërë shteti i parë i cili po raporton valën e dytë të infektimeve të koronavirusit pasi që i ka lehtësuar masat, shkruan gazeta Daily Mail.
Ky shtet i Lindjes së Mesme regjistroi numrin rekord të rasteve të mërkurën me 3,547 infektime, duke e kaluar ditën më të keqe të 30 marsit kur kishte pasur 3,186 infektime për një ditë.
Irani lehtësoi masat e kufizimeve që nga mesi i prillit ngase numrat e infektimeve kishin filluar të tregonin rënie.
Numri i rasteve filloi sërish të ngritët në fillim të këtij muaji dhe për tre ditë rresht tani shkon përmbi 3,000, gjersa palestrat sportive dhe zyrat publike u rihapën fundjavën e kaluar.
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “vala e dytë” në fakt është rezultat i testimit më të mirë dhe regjistrimit të rasteve, ngase kishte dyshime se të dhënat e këtij shteti nuk ishin të sakta kur virusi filloi të shfaqej për herë të parë, transmeton KOHA.
Edhe
Një dasmë në Iran shkaktoi rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19
Ky dyshim përkrahet edhe nga fakti se shifrat ditore të vdekjeve nuk kanë shënuar rritje së bashku me numrin e infektimeve.
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, pasi që u raportua për numrin rekord të infektimeve, tha: “Nëse në ndonjë pjesë të shtetit tonë paralajmërimet nuk merren seriozisht, dhe Zoti na ruajt, sëmundja pëson rritje sërish, autoritetet duhet të rivendosin kufizimet. Kjo do të sjellë probleme për jetën e njerëzve dhe dëme serioze ekonomike për shoqërinë”.
Ministri i shëndetësisë i Iranit Saeed Namaki ka thënë:” Shpërthimi i virusit nuk ka mbaruar dhe në çdo moment mund të kthehet më i fuqishëm se kurrë. Nëse populli nuk i respekton protokollet e shëndetësisë...duhet të bëhemi gati për më të keqen”.
Gjersa shumë shtete po raportojnë për valën e dytë të infektimeve, Irani është i vetmi shtet i cili po tregon rritje të vazhdueshme të rasteve pas një rënie të shkurtër.
Koreja e Jugut ka pasur kthim të numrit të infektimeve pas lirimit të masave të distancimit social, por ka përdorur testimin dhe gjurmimin për të marrë serish situatën nën kontroll.
Infektimet e valës së dytë në Kinë dhe Gjermani janë trajtuar në mënyrë të ngjashme me Korenë e Jugut.
Edhe
India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19
Shtetet tjera si Brazili, Peruja dhe Afrika Jugore janë duke raportuar numra rekord të rasteve, por ende nuk e kanë tejkaluar valën e parë të infektimeve.
Globalisht tashme ka më shumë se 6.6 milionë persona të infektuar dhe 391,000 vdekje nga Covid-19. Amerika Latine është kontinenti me më së shumti të prekur nga ku virus.