Fronte të reja mund të hapen nëse Izraeli vazhdon “krimet e luftës dhe rrethimin humanitar në Gaza”, ka thënë ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.
Ai ka shtuar se zyrtarët perëndimorë e kanë pyetur nëse është e mundur të hapen fronte të reja kundër regjimit të Izraelit.
“Natyrisht me vazhdimin e krimeve të luftës së Izraelit dhe rrethimin humanitar të Gazës e Palestinës, çdo vendim dhe mundësi nga anëtarë tjerë të lëvizjes së rezistencës është i mundur”.
Lëvizja e rezistencës i referohet grupeve kundërshtare të shtetit të Izraelit, përfshirë Hamasi, Hezbollahu dhe grupet e armatosura në Siri, Irak dhe Jemen.
Ministri nuk ka treguar me cilin zyrtar ka folur, raportoi CNN.
Artikuj të ngjashëm
-
Lufta në Gazë përfundon nëse Hamasi i liron pengjet dhe dorëzon armët, thotë ministri izraelit
-
Izraeli thotë se do ta vazhdojë ofensivën derisa të lirohen të gjitha pengjet
-
Izraeli dëshiron liri për ta sulmuar Hezbollahun pavarësisht çdo marrëveshjeje të armëpushimit
-
Irani e paralajmëron Izraelin kundër hakmarrjes
-
Izraeli mund ta sulmojë infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Iranit, thonë zyrtarë amerikanë