Irani ka paralajmëruar Francën të mërkurën për pasojat pasi revista satirike “Charlie Hebdo” publikoi karikaturat që përshkruanin liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei që Teherani i konsideroi si fyese.
E përjavshmja kishte botuar dhjetëra karikatura që tallnin figurën më të lartë fetare dhe politike në republikën islamike, raportoi France24.
“Akti fyes dhe i pahijshëm i një botimi francez në botimin e karikaturave kundër autoritetit fetar dhe politik nuk do të kalojë pa një përgjigje efektive dhe vendimtare”, shkroi në Tëitter ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.
"Ne nuk do të lejojmë që qeveria franceze të shkojë përtej kufijve të saj. Ata kanë zgjedhur përfundimisht rrugën e gabuar", shtoi ai, pa përcaktuar pasojat.
I parë nga mbështetësit si një kampion i lirisë së fjalës dhe nga kritikët si provokues pa nevojë, stili i “Charlie Hebdo” është i diskutueshëm edhe brenda Francës.
Por vendi ishte solidarizuar kur në janar 2015 u shënjestrua në një sulm vdekjeprurës nga persona të armatosur islamikë, të cilët pretenduan se po hakmerreshin për vendimin e revistës për të botuar karikaturat e profetit Muhamed.
-
“Ndërtesa të shembura e vetura të përmbysura”, karikatura e Charlie Hebdo nxit zemërim në Turqi
-
Funerali gjashtëditor i Ali Khameneit pritet të mbledhë miliona njerëz në Iran
-
Klerikët iranianë thonë se udhëheqësi i ri suprem është zgjedhur, s’japin emër
-
Teherani nën sulmet izraelite, Irani hakmerret pas vrasjes së liderit suprem
-
Prezantuesi në Iran duke qarë konfirmon lajmin për vdekjen e Khameneit