Irani nuk dëshiron t’i përshkallëzojë tensionet rajonale, por beson se duhet ta ndëshkojë Izraelin që ta parandalojë jostabilitetin, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të hënën.
“Irani kërkon ta kthejë stabilitetin në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm duke ndëshkuar agresorin dhe duke frenuar aventurat e regjimit sionist (Izraelin)”, tha Nasser Kanaani, duke shtuar se veprimi nga Teherani është i pashmangshëm.
Kanaani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë mbështetjen ndaj Izraelit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe se duhet ta mbështesë “ndëshkimin e agresorit”, raporton Reuters.
Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami të hënën, ka përsëritur kërcënimin e grupit se Izraeli “do ta marrë ndëshkimin në kohën e duhur”.
-
Irani s’po kërkon luftë por Izraeli po na detyron të reagojmë, thotë presidenti iranian
-
Izraeli bën thirrje për vendosje të sanksioneve ndaj Iranit
-
Irani paralajmëron Izraelin dhe SHBA-në
-
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit
-
Araghchi: Pa garanci nga SHBA-ja dhe Izraeli, lufta nuk mund të përfundojë