Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane “janë larg kompromisit” për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, tha ministri i Jashtëm gjermane, Heiko Maas.
“Jemi larg kompromisit, jemi në dy rrugë krejtësisht të ndryshme”, tha ai, pas takimit në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Pompeo, këtë javë, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të godasin Iranin me “sanksionet më të fuqishme në histori” nëse ai nuk pajtohet t’i frenojë më shumë aktivitetet e tij bërthamore, t’i japë fund programit me raketa balistike dhe të ndalojë ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe në Jemen.
Por, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kundërshtoi fuqishëm kërkesat e SHBA-së dhe tha se tri vendet evropiane, që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duhet të refuzojnë të negociojnë me Uashingtonin për marrëveshje të re.
-
Irani i gatshëm për kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA-në
-
Irani nuk do të flasë për marrëveshjen bërthamore derisa SHBA-ja t’ia heqë sanksionet
-
Gjermania i bën thirrje Iranit t’u kthehet negociatave me SHBA-në
-
Ministri gjerman në Iran, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore
-
Zarif: Evropa të mos e kritikojë Iranin