Irani ka bërë të ditur se kishte zhvilluar raketa balistike hipersonike, sipas një komandanti të lartë të hapësirës ajrore në Gardën Revolucionare paraushtarake të Iranit.
Gjenerali Amir Ali Hajizadeh ka pretenduar se raketa jo vetëm që mund të kalojë përmes “mbrojtjeve ajrore të armikut”, por gjithashtu ka aftësinë për të synuar sistemet e mbrojtjes ajrore.
“Ky sistem është shumë i shpejtë dhe është i aftë të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës”, ka bërë të ditur gjenerali.
Armët hipersonike, të cilat fluturojnë me shpejtësi pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, mund të paraqesin sfida vendimtare për sistemet e mbrojtjes raketore.
“Nuk mendoj se as pas dhjetëra vjetësh mund të zhvillohet ndonjë teknologji për t’iu kundërvënë kësaj rakete”, ka shtuar Hajizadeh.
Kina dhe SHBA-ja besohet se po i kërkojnë armët. Rusia pretendon se tashmë i ka ato dhe se i ka përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.
-
Irani thotë se ka siguruar teknologji për raketa supersonike
-
Irani prezanton raketën e parë balistike hipersonike
-
Irani po rindërton bazën industriale ushtarake më shpejt se sa pritej, thotë inteligjenca amerikane
-
Kryeparlamentari iranian: Irani mund të shënjestrojë me raketa çfarëdo lokacioni që zgjedh
-
Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian, që inteligjenca amerikane nuk i mbështet