Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani e quan Trumpin “terrorist në kostum”

Foto: Reuters

Irani e ka quajtur Donald Trumpit të dielën si një “terrorist në kostum” pasi presidenti amerikan kërcënoi se do të godasë 52 vende iraniane nëse Teherani sulmon amerikanët apo asetet e SHBA-së si kundërpërgjigje për vrasjen e komandantit ushtarak, Qassem Soleimani.

Me eskalimin e luftës së fjalëve mes dy vendeve, Bashkimi Evropian, Britania dhe Omani kanë kërkuar nga dy palët të ulin tensionet mes vete, raporton Reuters.

“Si ISIS-i, si Hitleri, si Genghisi! Të gjithë këta urrejnë kulturat. Trumpi është një terrorist në kostum. Ai do ta mësojë shumë shpejt historinë se ASKUSH nuk mund ta mposhtë ‘Kombin dhe Kulturën e Madhe Iraniane’”, ka shkruar në Twitter ministri iranian i Informacionit dhe i Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari-Jahromi, transmeton Koha.net.

Pas vrasjes së Soleimanit, lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, premtoi të premten se Irani do të ndërmarrë hakmarrje të ashpër për vrasjen e tij.

Trumpi reagoi ndaj këtij kërcënimi me fjalë të ashpra përmes disa postimeve në Twitter, duke thënë se Irani “po flet shumë haptas për të goditur disa asete të SHBA-së”.

SHBA-ja “ka në cak 52 vende iraniane”, disa “në nivel shumë të lartë dhe shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane, dhe ato caqe, e edhe Irani vetë, DO TË GODITEN SHUMË SHPEJT DHE SHUMË FORT”, tha Trumpi.

52 caqet e përmendura nga Trumpi paraqesin 52 amerikanët e mbajtur peng në Iran pasi ishin kapur në Ambasadën Amerikane më 1979 gjatë Revolucionit Islamik në vend, tha Trumpi.

Artikuj të ngjashëm