Forcat e armatosura të Iranit kanë kryer gjatës së mërkurës manovra ushtarake në një shkretëtirë të vendit.
Shteti ka testuar sistemet mbrojtëse gjatë dy ditëve të ushtrimeve që kanë nisur të martën. Republika Islamike me këto ushtrime ka demonstruar muskujt ushtarakë, duke i testuar kapacitetet në një shkretëtirë.
Shteti iranian ka bërë të ditur se Garda Revolucionare ka marrë pjesë në ushtrimet vjetore. Irani vazhdimisht organizon ushtrime të tilla për të treguar se është gati për luftë, ndërkaq në vitet e fundit ka ngjallur pakënaqësi me nisjen e programit bërthamor. Bisedimet në Vjenë për ringjalljen e Marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur që prej qershorit dhe nuk është dhënë ndonjë afat për vazhdimin e tyre. Më 2018, presidenti i atëhershëm, Donald Trump, ka tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja, duke nxitur tensione në Lindjen e Mesme. Me ngecjen e bisedimeve në kryeqytetin austriak, Irani ka thyer kufizimet duke pasuruar në nivel të ulët uraniumin, por ka thënë se është afër të arrijë nivelin për krijimin e armës bërthamore.
-
Irani fajëson autoritetet amerikane për shkelje të armëpushimit
-
Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme
-
SHBA-ja kryen sulmet të reja ndaj Iranit, Teherani e akuzon për shkelje të armëpushimit
-
Irani po rindërton bazën industriale ushtarake më shpejt se sa pritej, thotë inteligjenca amerikane
-
Armë në televizion dhe në rrugët e Iranit ndërsa Trumpi ripërtërin kërcënimet për luftë