Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani beson se pas protestave qëndron SHBA-ja dhe Izraeli

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka akuzuar sot armiqtë e Iranit, SHBA-në dhe Izraelin për provokimin e trazirave në vend, ku protesta antiqeveritare po ndodh për disa ditë, duke thënë se trazirat nuk do të tolerohen.

“Qeveria nuk do të tregojë tolerancë për ata që dëmtojnë pronën publike, shkelin rendin publik dhe shkaktojnë çrregullime në shoqëri”, tha Rouhani, përcjell ksp.