Moskë, 16 maj – Pas Turqisë, edhe Qeveria irakiane ka marrë vendimin që të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, raporton ANSA.
Ambasadori i Irakut në Rusi, Haidar Mansour Hadi gjatë një konference për shtyp njoftoi se “Qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400”.
Para marrjes së këtij vendimi, nga data 23-25 prill në Bagdad u zhvillua një takim i komisionit ndërqeveritar ruso-irakian për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, shkencor dhe teknik.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia nis transferimin në mbrojtjen raketore ruse S-400
-
Washingtoni ende shpreson që Turqia do të blejë sistemin mbrojtës raketor amerikan, e jo atë rus
-
Irani e ka pajisur Rusinë me qindra raketa këtë vit
-
Rusia po përdor kundër Ukrainës armë të kontrabanduara nga Irani
-
Erdogani sfidon SHBA-në, Turqia do të prodhojë aeroplanë dhe nëndetëse me Rusinë