Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca ukrainase publikon listën e ushtarakëve rusë që ishin në Bucha

Shërbimi inteligjent ukrainas ka publikuar një listë që pretendon se është e personelit ushtarak rusë që ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Bucha, raporton BBC.

Lista, e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, përfshin emrat, datat e lindjes, numrat e pasaportave dhe rangun e 2000 ushtarakëve rusë.

“Mbani mend! Gjithë kriminelët e luftës do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera ndaj popullatës civile”, është thënë nga Ministria.

Artikuj të ngjashëm